Kafeja ul rrezikun për t’u prekur nga demenca, ja sa filxhanë duhet të pini gjatë ditës
Një studim nga ekspertët e Universitetit të Harvardit zbuloi se personat që konsumojnë dy deri në tre kafe me kafeinë gjatë ditës, kanë më pak shanse për zhvillimin e demencës se personat që nuk e konsumojnë. Sipas Yu Zhang, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, demenca është një nga problemet shëndetësore më sfiduese dhe më të përhapura në të gjithë botën, dhe ende ka trajtime shumë të kufizuara efektive. Studiuesit shqyrtuan të dhënat e 86 mijë infermiereve femra dhe 45 mijë burrave që punonin si profesionistë të shëndetit në SHBA, të cilët u monitoruan për një mesatare prej 43 vjetësh. Bëhet e ditur se gjatë periudhës së ndjekjes, u identifikuan 11 mijë e 33 raste të demencës dhe se pyetësorët në lidhje...
Burimi:
sot.com.al