Hollivudi në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Hollivudi në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur Matt Clark, i cili pati një karrierë të gjatë në film dhe televizion, ndërsa punoi me disa nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Familja e tij i tha TMZ se Clark- i njohur më së miri për rolin e tij si barist në “Back to the Future: Part III” dhe për rolin e tij në sitcom-in televiziv “Grace Under Fire” – vdiq të dielën në mëngjes, më 15 mars, në shtëpinë e tij në Austin, Teksas, për shkak të komplikimeve pas operacionit në shpinë. Clark u shfaq në disa filma uestern, si në film ashtu edhe në televizion, përkrah legjendave si Clint Eastwood dhe John Wayne, dhe gjithashtu luajti në filmin kult të viteve 1980 “The...