Gjithçka që duhet të dini për Punch, majmuni që u braktis nga nëna dhe preku zemrat e të gjithëve
Një këlysh majmuni në Japoni ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën, pasi videot ku ai shihet i refuzuar nga e ëma dhe i ngacmuar nga majmunë të tjerë u bënë virale. Punch, një makak japonez, lindi në korrik në Ichikawa Zoo dhe u braktis nga nëna e tij pak pas lindjes. Pa kujdesin dhe mbrojtjen e nënës, Punch ka kërkuar ngushëllim tek një lodër prej pelushi në formë orangutani, të cilën kujdestarët ia dhanë pasi provuan edhe alternativa të tjera. Në pamjet e publikuara, ai shihet duke u tërhequr dhe ndjekur nga majmunë më të rritur brenda kafazit, ndërsa në disa raste përpiqet të fshihet duke përqafuar fort lodrën e tij. Sipas primatologes Alison Behie nga Australian National University, braktisja e të...
Burimi:
vizionplus.tv