FOTO – Brenda vilës “sekrete” 100 milionë euroshe të Vladimir Putinit në Krimenë e pushtuar…

FOTO – Brenda vilës “sekrete” 100 milionë euroshe të Vladimir Putinit në Krimenë e pushtuar…

Ekipi i ish liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalny ka publikuar një hetim ku pretendon se presidenti rus Vladimir Putin është pronar i një vile luksoze mbi një shkëmb në Krime, me vlerë mbi 100 milionë euro. Kompleksi ndodhet në Kepin Aya, disa kilometra në jug të Sevastopolit, dhe përfshin dy ndërtesa madhore, një mol privat, plazh artificial dhe heliport. Sipas hetimit, rezidenca ishte ndërtuar fillimisht për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, por pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014 dhe rrëzimit të tij, prona u sekuestrua nga autoritetet ruse dhe përfundoi në përdorim të Putinit. Ndërtesa kryesore shtrihet në rreth 9.000 metra katrorë, ndërsa një e dytë pranë detit rreth 5.000 metra katrorë. Ambienti i brendshëm përshkruhet si jashtëzakonisht luksoz: dy suita...