Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Shehu paralajmëron një javë me kthesa të forta astrologjike për 12 shenjat e horoskopit. E ftuar në një emision televiziv, ajo theksoi se fundi i shkurtit do të dominohet nga rikthime, tensione dhe rishikime të rëndësishme, sidomos në jetën ekonomike dhe atë sentimentale. Sipas saj, kthimi i Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt dhe takimi me Afërditën në shenjën e Peshqve do të rikthejë çështje të së kaluarës për t’u analizuar edhe një herë. Ndërkohë, data 27 paralajmërohet si një ditë me energji të fortë dhe përplasje nervash, për shkak të lidhjeve të vështira planetare. Megjithatë, java nis me një notë pozitive falë ndikimeve harmonike mes Jupiterit dhe Afërditës, duke sjellë lajme të mira për disa shenja. Nga vetëm 1 yll për Binjakët,...