Dëgjimi i muzikës? Çfarë efektet ka te njeriu
Në shumë vende dhe kultura, muzika konsiderohet një fuqi që ndihmon njerëzit të tejkalojnë dhimbjet emocionale dhe fizike. Në aspektin psikologjik, përfitimet e saj janë ende duke u hulumtuar për t’u përdorur më efektivisht në shoqëritë moderne. Një artikull i “Vertavahealth” përshkruan disa nga efektet pozitive të dëgjimit të muzikës. Një nga përfitimet më të dukshme është rritja e humorit. Terapia e muzikës, që realizohet përmes dëgjimit të këngëve, mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore të një personi. Edhe dëgjimi i këngëve “të trishtuara” mund të ketë efekte pozitive. Sipas një studimi të Mbretërisë së Bashkuar, një e treta e personave që dëgjojnë muzikë të këtij zhanri ndihen më mirë se më parë. Muzika ndihmon gjithashtu në reduktimin e stresit. Tingujt muzikorë kanë treguar se ulin...
Burimi:
sot.com.al