Çfarë të bëni midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri? Ja disa super ide

Çfarë të bëni midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri? Ja disa super ide

Ditët që ndajnë Krishtlindjet nga nata e Vitit të Ri shpesh duken si një hapësirë e lirë kohore që shumë prej nesh nuk dinë si ta përdorin. Por, në vend që t’i lëmë të kalojnë në mërzi, kjo periudhë mund të kthehet në një kohë kreative, relaksuese dhe plot kujtime të bukura. Një ide e thjeshtë për të rifituar energji pas drekave të mëdha të festave është të organizoni një brunch të shëndetshëm me miqtë. Përzgjidhni ushqime të lehta dhe të freskëta si sallata me fruta, smoothie apo avocado toast një mënyrë e këndshme për t’u rilidhur me njerëzit e dashur dhe për t’u ndjerë mirë pas ditëve të bollshme të festave. Nëse preferoni ditët e qeta në shtëpi, një maratonë filmash me temë festive...