Aftësitë sociale të fëmijëve në kopsht parashikojnë suksesin në jetë
Aftësitë sociale që fëmijët shfaqin që në moshë shumë të hershme mund të jenë një tregues i fortë i suksesit të tyre të ardhshëm. Një studim i realizuar nga Pennsylvania State University ka zbuluar se niveli i kompetencës sociale në kopsht ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si individët performojnë më vonë në shkollë, në punë dhe në jetën personale. Sipas hulumtimit, fëmijët që në kopsht dinë të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët, të ndajnë lodrat, të respektojnë rregullat dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, kanë më shumë gjasa të arrijnë rezultate të larta akademike dhe të ndërtojnë karriera të qëndrueshme. Këta fëmijë, me kalimin e viteve, shfaqin më pak probleme sjelljeje dhe janë më të aftë të përballojnë sfidat sociale dhe emocionale. Studiuesit theksojnë se suksesi nuk...
Burimi:
sot.com.al