A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë sinjalet që trupi ju jep para dehidratimit
Lodhja, dhimbjet e kokës, lëkura e thatë dhe mungesa e përqendrimit mund të jenë disa nga shenjat që trupi juaj dërgon kur nuk merr sasinë e nevojshme të lëngjeve. Ekspertët paralajmërojnë se edhe dehidratimi i lehtë mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon organizmi gjatë ditës. Uji është thelbësor për pothuajse çdo proces në trup, nga rregullimi i temperaturës së trupit dhe funksionimi i trurit, deri te tretja dhe qarkullimi i gjakut. Megjithatë, shumë njerëz nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë ose kur janë të angazhuar me aktivitetet e përditshme. Një nga shenjat e para të mungesës së ujit është etja, por ajo nuk është i vetmi tregues. Urina me ngjyrë më të errët, goja dhe buzët e thata,...
Burimi:
vizionplus.tv