7 vende ku mund të bëni një super udhëtim tani në dimër

7 vende ku mund të bëni një super udhëtim tani në dimër

Nuk jeni në humor për motin gri dhe depresionin dimëror? Këtu keni një përzgjedhje të vendeve ku pushimet mund të jenë veçanërisht të bukura në muajt e dimrit. Republika Domenikane Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në plazhet e ëndrrave në vendpushimet gjithëpërfshirëse në “DomRep”, siç njihet nga gjermanët. Nuk mungojnë në Punta Cana as komplekset e pushimit me all inclusive Në fakt, Republika Domenikane ka terrene të ndryshme, duke përfshirë male dhe duna rëre. Për atmosferën e qytetit, drejtohuni në Zonën Koloniale në kryeqytetin Santo Domingo, ku ka shumë ndërtesa historike, si dhe jetë të mrekullueshme të natës. Këtu nuk do të gjeni borë. Kuba Dielli, deti dhe makinat klasike, ishulli në Karaibe i Kubës është një destinacion ëndrrash për ata që...