Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!
Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i Nvidia-s, ka pranuar tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është i martuar prej 40 vitesh, duke kërkuar falje për lëndimin që u ka shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre. Në një deklaratë të shpërndarë të dielën me punonjësit e kompanisë, Huang tha se nuk ka asnjë justifikim për veprimet e tij. “Veprimet e mia e lënduan atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra. Më vjen shumë keq”, u shpreh ai. Duke iu drejtuar stafit të Nvidia-s, drejtuesi i kompanisë pranoi se kishte zhgënjyer edhe kolegët e tij dhe nuk kishte përmbushur përgjegjësinë që kishte ndaj tyre. “Përgjegjësia ime është t’ju shërbej dhe të jem i denjë për besimin tuaj. Unë nuk e...
Burimi:
javanews.al