Libra të dyshuar të krijuar nga AI përfundojnë në bibliotekat publike të Indisë, nis hetimi

Libra të dyshuar të krijuar nga AI përfundojnë në bibliotekat publike të Indisë, nis hetimi

Një skandal që lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale në botimin e librave ka nxitur një hetim gjyqësor në Indi, pasi qindra botime të dyshuara si të krijuara nga AI janë furnizuar në bibliotekat publike të shtetit Tamil Nadu. Gjykata e Lartë e Madrasit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për blerjen e rreth 1 mijë e 800 librave, të cilët dyshohet se përmbajnë informacione të pasakta, autorësi të paqarta dhe të dhëna të dyshimta bibliografike. Rasti u bë publik pas shqetësimeve të shkrimtarit të njohur tamil, Perumal Murugan, i cili vuri në pikëpyetje cilësinë dhe vërtetësinë e disa librave në bibliotekën e sapohapur në qytetin Coimbatore. Sipas tij, në mesin e botimeve kishte tituj me autorë të panjohur dhe informacione që ngjallnin dyshime për mënyrën...