No Image Available

Lezhë/ Flakët pushtojnë varrezat, në rrezik Kisha dhe zonat e banuara në Rras e Zimaj

Pamje dramatike vijnë nga fshati Rras i Lezhës, ku flakët kanë përfshirë edhe varrezat. Zjarri po rrezikon një kishë, por edhe zonat e banuara në fshatrat Ungrej, Rras dhe Zimaj. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, së bashku me banorët e zonës, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Ndërhyrja nga toka vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Situata është kritike edhe në Pukë, ku mali i Tërbunit, një nga pasuritë më të mëdha pyjore të zonës, po përfshihet sërish nga flakët. Zjarret e riaktivizuara po shkrumbojnë edhe sipërfaqet që kishin mbetur pa u prekur nga vatrat e fundgushtit. Vija e zjarrit tashmë i kalon 10 kilometra dhe flakët i janë afruar lagjes Pezhve, ku një banesë është djegur...