Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë (Emrat)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë (Emrat)

Ndryshime të reja janë bërë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, duke prekur strukturat në disa qarqe të vendit. Lëvizjet përfshijnë drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si dhe komisariatet e Sarandës, Dibrës dhe Tropojës. Emërimet dhe transferimet janë bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Dritan Lena është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ndryshime ka edhe në drejtimin e disa komisariateve. Saimir Shkambaj, me gradën Kryekomisar dhe deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet në jug të vendit, ku emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, drejtuesi aktual i Komisariatit të Policisë Sarandë, Feliks Hoda, me gradën Komisar, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër. Pas largimit të Shkambajt nga...