Lëvizje gjeopolitike ‘tektonike’/ Trump drejt marrëveshjes me Putinin për gjithë Evropën! Brukseli reagon: Nuk vendosni dot pa ne!

Lëvizje gjeopolitike ‘tektonike’/ Trump drejt marrëveshjes me Putinin për gjithë Evropën! Brukseli reagon: Nuk vendosni dot pa ne!

Udhëheqësit evropianë kanë kundërshtuar mundësinë që SHBA dhe Rusia të negociojnë një marrëveshje të gjerë për sigurinë e kontinentit pa përfshirjen e vendeve evropiane. Reagimet erdhën pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Uashingtoni mund të jetë pranë një marrëveshjeje të madhe me Moskën, që do të përfshinte jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë Evropën. “Do të jetë shumë e madhe. Do të përfshijë më shumë se Ukrainën, madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe e bukur, dhe të gjithë do të jenë të kënaqur”, deklaroi Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Deklaratat kanë ngritur shqetësime te aleatët evropianë të Uashingtonit, të cilët druhen se administrata amerikane mund...