Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Kryebashkiaku i Izmirit, Cemil Tugay, ka njoftuar kalimin e tij nga opozita te Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia në pushtet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e bëri të ditur vetë Erdogan gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të AKP-së në Ankara, ku mirëpriti Tugayn si anëtar të ri të partisë. Kalimi i kryebashkiakut të Izmirit, qytet i konsideruar një prej bastioneve tradicionale të opozitës laike, përbën një zhvillim të rëndësishëm në politikën lokale turke. Megjithatë, AKP-ja nuk ka marrë shumicën në këshillin bashkiak metropolitan, i cili vijon të dominohet nga opozita. Lëvizja vjen në një periudhë tensioni të lartë politik në Turqi, ku kryebashkiakë dhe figura të opozitës janë përballur me arrestime dhe procese gjyqësore. Opozita i ka cilësuar këto zhvillime...