Lev Tolstoi, kryengritësi i madh i ndërgjegjes, nga besimi te herezia e një shpirti në kërkim

Lev Tolstoi, kryengritësi i madh i ndërgjegjes, nga besimi te herezia e një shpirti në kërkim

Nga Albert VatajMë 9 shtator 1828 lindi Lev Nikollajeviç Tolstoi, një prej penave më të vetvetishme, më të fuqishme dhe më vetëtimtare të shpirtit rus. Sot, 198 vjet më pas, ai mbetet jo vetëm një nga majat e letërsisë botërore, por edhe një prej atyre mendjeve të rralla që e kthyen jetën në një gjyq të vazhdueshëm ndaj vetvetes, shoqërisë, pushtetit dhe besimit. Ka shkrimtarë që shkruajnë libra dhe ka të tjerë që, përmes librave, kërkojnë të shkruajnë vetë jetën. Tolstoi i përket kësaj të dytës. Ai nuk e pa letërsinë si strehë, as si zbukurim të ekzistencës. Për të, fjala duhej të kishte peshën e së vërtetës, edhe kur kjo e vërtetë ishte e hidhur, e pakëndshme, tronditëse dhe mbi të gjitha, e drejtuar...