Leonora Jakupi sulmohet nga Serbia pas përkrahjes për ish krerët e UÇK-së

Leonora Jakupi sulmohet nga Serbia pas përkrahjes për ish krerët e UÇK-së

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara nga mediat serbe, të cilat kanë trajtuar atë dhe aktivitetin e saj artistik. Raportimet e fundit nga mediet serbe për artisten shqiptare vijnë pas shpalljes së verdiktit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka reaguar ndaj raportime të mediave serbe, duke publikuar edhe një kolazh me titujt e disa prej artikujve. Foto: Leonora Jakupi / Instagram Në artikujt e publikuar, mediat serbe kanë shkruar për profilin dhe prejardhjen e artistes, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje edhe këngën e saj “A vritet pafajësia”, të cilën Jakupi e kishte publikuar në vitet ’90. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet pjesë e raportimeve të mediave serbe....