Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë
Kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, ka reaguar kundër reformës territoriale që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie, duke shprehur mbështetjen për ruajtjen e identitetit dhe ekzistencës së Libohovës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Hide ka vënë në qendër të reagimit emrin e Libohovës, të cilin e cilëson si një identitet që ka mbijetuar ndër vite, pavarësisht vështirësive dhe sfidave të kohës. Duke iu referuar përplasjeve me protestuesit dhe pankartave të mbajtura gjatë protestës, kryebashkiaku ka falënderuar qytetarët që, edhe në mes të tensioneve, kanë vijuar të mbajnë lart emrin e qytetit. “Mund të shtyhen njerëzit, mund të rrëzohen pankarta, mund të ushtrohet forcë mbi turmën, por një emër që mbahet me zemër nuk rrëzohet lehtë”, shkruan Hide. Në përfundim të reagimit të tij, kryebashkiaku...
Burimi:
argjiroja.net