Leo Messi, përjetë në lëkurën e tij… Autografin e yllit argjentinas, fansi e kthen në tatuazh

Leo Messi, përjetë në lëkurën e tij… Autografin e yllit argjentinas, fansi e kthen në tatuazh

23 Tetor 2026 13:07 Alfred Lleshi Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufij. Dani Parrondo, një “showman” nga Asturias dhe admirues i madh i yllit argjentinas, realizoi ëndrrën e tij në Oviedo, duke marrë autografin e idhullit drejtpërdrejt në parakrahun e majtë, teksa Messi po largohej për darkë. Parrondo ishte gati të udhëtonte deri në Miami për të siguruar firmën e kampionit të botës, por nuk iu desh të shkonte aq larg. Pas një përpjekjeje që kishte nisur që në mëngjes, ai shpërtheu i lumtur: “Messi, në arkivol me mua”, duke shprehur dëshirën për ta marrë këtë kujtim me vete gjithë jetën. Por historia nuk përfundoi me autografin. Në mesnatë, Dani iu drejtua një miku tatuazhist në Oviedo për ta përjetësuar firmën e Messit në...