Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve
Procesi i pajisjes me titull pronësie për ndërtimet pa titull, trojet funksionale dhe oborret në përdorim do të zhvillohet përmes procedurave më të lehtësuara dhe me më pak kosto për qytetarët. Ndryshimet e reja në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 827/2020, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, synojnë përshpejtimin e formalizimit dhe rritjen e sigurisë juridike. Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), një nga risitë kryesore është mundësia e trajtimit të pasurive “në bllok”, sipas blloqeve kadastrale. Kjo metodë do të lehtësojë kryerjen e verifikimeve në terren për disa pasuri njëkohësisht, duke shkurtuar ndjeshëm kohëzgjatjen e procedurave administrative. Heqja e tarifave dhe lehtësimi i kostove Përveç përshpejtimit procedural, ndryshimet e reja sjellin edhe lehtësim financiar për qytetarët....
Burimi:
javanews.al