Legjenda e Liqenit të Plavës: Krejt çka â kanë qytet e ka lshue toka…
Plava â’ kanë sheher aty kah âsht sot Ikêni.Ish kanë shkue ni musafirë tu njani, nifarë si fukarê, jabanxhi.Shkon e i thotë t’zotit t’shpisë:-A po m’len sonte mrêna?-Hajde byrëm!- edhe e shtjen mrêna. Ati konakxhisë iu paska pasë mushë mênja qi ka dishka pare ai musafiri. Me e mytë mrêna e me ja marrë, s’mujti. Ai musafiri edhe, at çantën qi e kish, e shtini nër krye.Natjet shka bani i zoti i shpisë? E paska pa’ mytë ni pulë edhe ja paska pa’ qitë n’dueq. Shka me ba tash? U çue natjet musafiri edhe, kur ish kanë dalë, e kish pa’ harrue çantën n’dyrek. I zoti i shpisë iu lkê mrapa. Musafiri muer për me dalë n’bjeshkë n’Lak t’Babíns. Ky edhe konakxhia iu Ikê mprapa....
Burimi:
kultplus.com