Leclerc: Shpresojmë se do të jemi ne ata që do të hedhin një hap të madh përpara me përmirësimet e radhës në Austin
Në Singapor, Ferrari iu afrua shumë fitores, e cila edhe këtë herë i shpëtoi nga duart skuadrës me bazë në Maranello. Në disa raste, Mercedes e ka lënë veten të cenueshëm ndaj rivalëve. Kjo ndodhi rreth periudhës së pushimeve verore dhe ishte McLaren ai që e shfrytëzoi këtë situatë. Megjithatë, për momentin, Mercedes duket disi i çorientuar pas paketës së fundit të përmirësimeve të prezantuara në Malajzi, ndërsa në të njëjtën kohë, dyshja Verstappen-Red Bull është rikthyer fuqishëm në krye. Ferrari ka planifikuar përmirësime të rëndësishme për garën e radhës në Austin. Charles Leclerc shpreson se makina SF-26, e cila aktualisht po has vështirësi për t’u imponuar përballë rivalëve të saj, do të përfitojë nga një hap i madh përpara. “Nuk mund ta shpërfillim trendin...
Burimi:
telesport.al