Leclerc për takimin me Hamilton: E zgjidhëm çështjen brenda 5 minutash, por nuk jemi gjithmonë dakord

Leclerc për takimin me Hamilton: E zgjidhëm çështjen brenda 5 minutash, por nuk jemi gjithmonë dakord

Eventi në Las Vegas, ku zhvillohet gara e radhës në Formula 1, shërbeu për të zbuluar detaje nga takimi mes Charles Leclerc, Lewis Hamilton dhe shefit të skuadrës Ferrari, Frédéric Vasseur. Piloti nga Monako foli duke ndarë detaje rreth takimit mes tij, shokut të skuadrës dhe shefit të tyre. Takimi e arriti shpejt qëllimin e tij, të paktën sipas asaj që deklaroi Leclerc gjatë konferencës për shtyp. “Diskutimi shkoi shumë mirë. Brenda një kohe shumë të shkurtër, mjaftuan vetëm pak fjali, tensioni u shpërnda dhe gjithçka përfundoi për mirë”, deklaroi Leclerc. “E gjithë situata u ekzagjerua, por unë jam mësuar me këtë, duke qenë pjesë e Ferrari që nga viti 2019. Sigurisht, qëllimi ynë nuk është gjithmonë të shkojmë për mrekulli me njëri-tjetrin. Në fakt,...