Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1

Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1

Sharl Lëklerk ka festuar 29-vjetorin më 16 tetor, duke mbërritur në këtë moshë me një bilanc prej 9 fitoresh, 55 podiumesh dhe 27 “pole positions” në Formula 1. Shifra që, pavarësisht potencialit të madh të pilotit nga Monako, mbeten disi larg pritshmërive, edhe për shkak të një Ferrari që shpesh nuk ka qenë konkurrues. Por si krahasohet Lëklerk me legjendat e tjera të Formulës 1 në të njëjtën moshë? Karriera e monegaskur ka qenë e lidhur ngushtë me Ferrarin, që nga hapat e parë në akademinë e të rinjve, testet me Haas dhe debutimi me Sauberin, deri te promovimi i shpejtë në skuadrën zyrtare të Maranelos, ku zëvendësoi Kimi Raikonenin. Në sezonin e tij të nëntë në Formula 1, piloti nga Monako ka siguruar vendin...