“Le Figaro Nautisme”: Shqipëria e egër përballë Vlorës: Karaburuni dhe Sazani, një parajsë mes dy dete
Përballë Vlorës shtrihet një prej zonave më të paprekura dhe spektakolare të bregdetit shqiptar. Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit, të rrethuar nga ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, shpella dhe gjire të izoluara, ofrojnë një tjetër dimension të Shqipërisë turistike, shkruan Charlotte Lacroix në një artikull në median franceze “Le Figaro Nautisme”. E aksesueshme kryesisht nga deti, kjo zonë e mbrojtur, ndërthur bukurinë natyrore me historinë ushtarake të Sazanit, duke u shndërruar në një destinacion të veçantë, për ata që kërkojnë të largohen nga plazhet e mbipopulluara dhe të eksplorojnë një bregdet më të egër. Shqipëria zbulon bregdetin e saj më të egër Përballë Vlorës, gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit mbrojnë një bregdet të përbërë nga shkëmbinj të thepisur, shpella dhe...
Burimi:
kohajone.com