Lazio fiton në frymën e fundit dhe kryeson e vetme në vendin e parë (video)

Lazio fiton në frymën e fundit dhe kryeson e vetme në vendin e parë (video)

1 Nëntor 2026 16:57 Telesport Lazio e Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Serie A dhe kryeson tashmë renditjen e vetme me 28 pikë, pas dhjetë javësh. Bardhekaltrit fituan 2-1 ndaj Cagliari në “Olimpico”. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga M’Bala Nzola, në minutën e 20-të. Bardhekaltrit barazuan shifrat me Gustav Isaksen në minutën e 36-të, i cili shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Goli i fitores për bardhekaltrit u shënua nga i futuri si zëvendësues në pjesën e dytë, Andrea Pinamonti, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi të Isaksen dhe asistit të Pedraza. SHIKOGOLIN Miqtë e...