Lazio fiket në pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës shpëton Milanin me dy gola për dy minuta (video)

Lazio fiket në pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës shpëton Milanin me dy gola për dy minuta (video)

Supersfida e javës së 4-të në Serie A, Lazio-Milan, është mbyllur në barazim 2-2. Bardhekaltrit e nisën më mirë takimin, duke qenë të rrezikshëm që në minutat e para. Në mintëun e 5-të, ka një kontakt brenda në zonë mes sulmuesit të Lazio-s, Matteo Cancellieri dhe mbrojtësit të Milan, Pervis Estupiñán. Vendasit pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën normlisht. Në minutën e 10-të, erdhi goli i parë në “Olimpico”, ku Cancellieri e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Mattia Zaccagni. Një meritë të madhe për golin padyshim edhe Nuno Tavares, pasi gjithçka nisi nga këmbët e tij. Në minutën e 21-të, Zaccagni provon të gjejë golin me një goditje të fuqishme, por Mike Maignan bën një pritje të mirë. Në...