Lautaro: “Po rikuperohem, shpresoj të kthehem së shpejti”. Interi “blindon” Carlos Augusto deri më 2031
“Jam mirë, po rikuperohem dhe shpresoj të kthehem së shpejti”. Këto ishin fjalët e Lautaro Martinez, i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen Itali-Francë në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Interit, i cili ka munguar në pesë ndeshje të kampionatit dhe dy të Champions League për shkak të një dëmtimi muskulor në përkulësit e kofshës së majtë, pritet t’i bashkohet së shpejti stërvitjes me grupin. Objektivi i tij është rikthimi në ndeshjen e së dielës, më 22 nëntor, kundër Atalantës. Ndërkohë, Interi kërkon të blindojë Carlos Auguston. Zikaltrit janë gati t’i zgjasin dhe përmirësojnë kontratën brazilianit, që aktualisht përfundon në vitin 2028, deri në vitin 2031. Ish-futbollisti i Monzës është ndër më të mirët e skuadrës në muajt e parë të sezonit. Shkathtësia...
Burimi:
telesport.al