Lautaro: Largohemi me kokën lart, ishim të barabartë me Realin. Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë

Lautaro: Largohemi me kokën lart, ishim të barabartë me Realin. Në Champions, gabimet kushtojnë shtrenjtë

9 Shtator 2026 7:15 Alfred Lleshi “Luajtëm një ndeshje të nivelit shumë të lartë, largohemi me kokën lart, të vetëdijshëm se u përballëm si të barabartë me një kundërshtar të madh”. I zhgënjyer, por krenar, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli pas humbjes në “Bernabeu” ndaj Real Madridit, në debutimin e Champions League. “Ky është një kompeticion i detajeve dhe kur gabon, paguan çmimin, – vijoi “Toro”. – Sot bëmë dy gabime në fillim të ndeshjes dhe më pas u bë e vështirë, por Interi erdhi këtu për të bërë një ndeshje si skuadër e madhe dhe luajti me personalitet. Ata duan të fitojnë Champions-in, ashtu si ne; ky është objektivi ynë. Interi e nis çdo kompeticion për ta fituar. Keqardhja është se pësuam nga...