Lautaro emocionon: Pas finales së Botërorit, kur po kthehesha në Itali, një e moshuar më tha këto fjalë
Lautaro Martínez, kapiteni i Interit, ka rrëfyer për kanalin zyrtar të Federatës Argjentinase të Futbollit emocionet e Botërorit, humbjen në finale kundër Spanjës dhe rëndësinë e Leo Messit për kombëtaren. “Pashë lojtarë si Otamendi, Romero dhe Lisandro Martínez që u detyruan të largoheshin nga fusha pasi kishin dhënë gjithçka. E njëjta gjë vlen për Messin, Álvarezin dhe të gjithë të tjerët. Disa mezi ecnin, por vazhdonin të vraponin. Luftuam deri në aksionin e fundit”, – tregoi Lautaro. Ai pranoi se humbja ishte veçanërisht e dhimbshme: “Kemi dhënë maksimumin, thjesht nuk shkoi siç shpresonim. Kundërshtarët ishin më të mirë dhe herët a vonë kjo do të ndodhte. Humbja në finale lë një plagë të thellë”. Sulmuesi kujtoi edhe gjysmëfinalen kundër Anglisë, ku hyri në lojë dhe...
Burimi:
telesport.al