“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar lëvizjet e reja politike në Shqipëri, duke u ndalur te Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj. Elezi u shpreh se lëvizja e Arlind Qorit paraqet një organizim më serioz politik, por sipas tij, ndërthurja me pikëpamjet marksiste e vështirëson realizimin e objektivave të saj. Ndërsa për Adriatik Lapajn, analisti tha se ai e ka kuptuar se dalja në këtë formë përbën një dështim. Elezi theksoi se partitë e reja nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht modele të reja politike. “Kalojmë tek pjesa e Arlind Qorit, ka një lëvizje më serioze politike, por duke qenë se e ndërthur me këtë linjën e marksiste, atij i bëhet e pamundur realizimi…Janë pikëpamje marksiste nuk zënë më vend. Ndërsa...