Lamtumira nga Real Madrid, rrëfehet Carvajal: Po bëhesha gjithnjë e më i padobishëm për ekipin
Pas 13-të sezonesh te Real Madrid, periudhë gjatë së cilës mbajti edhe shiritin e kapitenit, Dani Carvajal vendosi ta kthejë faqen këtë verë, duke u transferuar te Getafe. Mbrojtësi 34-vjeçar, zbuloi arsyen e largimit nga ajo që ishte bërë shtëpia e tij futbollistike. Shkurtimisht, ai tha se bëhej fjalë për kalimin e tij gradual në një “banor të përhershëm” të stolit. “Që nga momenti kur u riktheva pas operacionit artroskopik në tetor, diku rreth janarit ose shkurtit, rëndësia ime në fushë filloi të zbehej,” shpjegoi Carvajal. “Në fund të sezonit, përfaqësuesit e mi dhe klubi biseduan, dhe vendosëm se ndarja ishte zgjidhja më e mirë,” rrëfeu Carvajal. Pas dy sezonesh të shoqëruara nga dëmtime dhe humbja e vendit si titullar, mbrojtësi spanjoll nuk ishte i...
Burimi:
telesport.al