Lamtumira e Lionel Messi, Argjentina planifikon një ndeshje speciale për t’u përshëndetur për herë të fundit me tifozët!
Lionel Messi pritet të rikthehet për herë të fundit në përfaqësuesen e Argjentinës, në një ndeshje që do të shërbejë si ceremonia e lamtumirës së një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti. Sipas raportimeve të fundit nga ESPN Argentina dhe gazetari Federico Bueno, Federata Argjentinase e Futbollit po planifikon një grumbullim special për kapitenin e kampionëve të botës, me synimin që Messi të ketë mundësinë të përshëndesë për herë të fundit tifozët e “Albicelestes”. Edhe pse 39-vjeçari ka lënë të kuptohet se karriera e tij me kombëtaren është drejt fundit, ideja është që kapitulli i fundit të mos mbyllet thjesht me një njoftim, por me një mbrëmje të veçantë në fushën e lojës. Messi ka shkruar historinë me Argjentinën, duke fituar...
Burimi:
javanews.al