Lajm i keq për Lautaron. Dëmtim në kofshën e majtë, humbet edhe derbin

Lajm i keq për Lautaron. Dëmtim në kofshën e majtë, humbet edhe derbin

Lautaro Martínez iu nënshtrua sot ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në Institutin Humanitas, në Rozzano. “Ekzaminimet zbuluan një problem muskulor në muskujt përkulës të kofshës së majtë”, – njoftoi zyrtarisht Interi. Lajmi erdhi papritur për tifozët zikaltër. Kapiteni, i kthyer nga grumbullimi me Argjentinën dhe pas dopietës në Champions League, në “San Siro”, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë jo të shkurtër. Chivu humbet kapitenin dhe golashënuesin kryesor për të paktën tri javë. Lautaro pritet të mungojë ndaj Bologna, Shakhtar, Fiorentina, Venezia, Milan dhe Feyenoord. Me shumë gjasë, ai do të humbasë edhe ndeshjen me Comon, më 8 nëntor. Sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet më 22 nëntor, kundër Atalantës, pas ndërprerjes së dytë të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. Kështu, Lautaro nuk do të mund...