LAJM I FUNDIT/ E pabesueshme, Armando Broja dëmtohet prapë dhe lë fushën pas 10 minutash
Mund të themi se është e pabesueshme ajo që po ndodh me Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori shansin e parë për të luajtur si titullar, pas shumë kohësh te Burnley. Broja shfrytëzoi momentin e dëmtimit të Amdounit dhe Vardy. Kishte shumë pikëpyetje nëse Broja do të luante apo jo si titullar sot kundër Lincoln, por Hayen zgjodhi t’i besonte dhe t’i jepte një shans të fundit. Megjithatë ironia e fatit është fakti se duket se cdo gjë po shkon kundër sulmuesit tonë. Broja është dëmtuar dhe ka lënë fushën që në minutën e 10. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com