“Ky proces ishte farsë”/ Diplomati amerikan godet Gjykatën Speciale para vendimit
William Walker, diplomati amerikan në pension dhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka shprehur kritika të forta ndaj procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë, pak para shpalljes së aktgjykimit. Në një deklaratë për “Gazetën Express”, Walker tha se e pret me ankth vendimin dhe argumentoi se procesi ka zgjatur tepër, ndërsa sipas tij është mbështetur mbi një interpretim të gabuar të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Walker kundërshtoi pretendimin se UÇK-ja kishte funksionuar si një ushtri me një zinxhir të qartë komandimi, duke thënë se organizimi ishte më shumë i decentralizuar dhe se kishte komandantë rajonalë. Për këtë arsye, ai e cilësoi procesin si “në thelb...
Burimi:
ntv.al