“Ky është abuzim dhe jo argëtim!”- Ish-deputetja e PD: Ne jemi popull i frustruar s*ksualisht, kemi burra ordinerë! Përgjegjësi penale për videot në rrjete
Ish-deputetja dhe moderatorja Oriela Nebiaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa videove nëpër rrjete sociale. Reagimi i Nebiajt: “Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zien gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse. Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje...
Burimi:
javanews.al