Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë institucionale. Seanca e vazhdimit është caktuar të mbahet të mërkurën, në orën 11:00. Pjesëmarrjen në seancë e kanë konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa Aleanca ka vendosur të bojkotojë seancën. Në qendër të vëmendjes mbetet sigurimi i votave për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pjesëmarrja e LVV-së konsiderohet vendimtare për vazhdimin e procesit. Si subjekti që doli i pari në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja ka numrin më të madh të deputetëve dhe mbetet aktori kryesor në procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte...