No Image Available

Kuvendi në kaos/ Berisha në TikTok, çfarë po shihte në ipad kreu i demokratëve?

Gjatë seancës së sotme plenare, ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pa duke përdorur iPad-in e tij, ndërsa deputetët demokratë vijonin aksionin brenda Kuvendit. Pamjet e regjistruara tregojnë se Berisha shfletoi disa platforma dhe përmbajtje online, ndërkohë që situata në sallën e Parlamentit ishte e tensionuar. Fillimisht, kreu i demokratëve u ndal te TikTok-u, ku pa video që trajtonin teori konspirative mbi qytetërimin e Ugaritit dhe një gur egjiptian, për të cilin pretendohej se mbahej larg vëmendjes së publikut. Më pas, ai shfletoi një postim që lidhej me një episod të dhunshëm ndaj kryeministrit Edi Rama në vitin 1997. Berisha vijoi më tej duke ndjekur një intervistë të Edmond Tupes në emisionin...