Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
Mazhoranca socialiste ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të PS dhe opozitës. Projektbuxheti mori 80 vota pro dhe 25 kundër, duke kaluar fazën e parë të shqyrtimit parlamentar. Gjatë diskutimeve, deputetët e shumicës socialiste mbrojtën projektbuxhetin e hartuar nga qeveria, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike dhe prioritetet ekonomike për vitin e ardhshëm. Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, deklaroi se masat e parashikuara synojnë uljen e kostos së jetesës, lehtësimin e barrës fiskale për shtresën e mesme dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe familjet në nevojë. Nga ana tjetër, opozita e drejtuar nga Sali Berisha e kundërshtoi projektbuxhetin, duke pretenduar se ai është...
Burimi:
gijotina.com