Kuvendi miraton deklaratën e PDK-së në mbështetje të UÇK-së pas aktgjykimit të Speciales

Kuvendi miraton deklaratën e PDK-së në mbështetje të UÇK-së pas aktgjykimit të Speciales

Me 99 vota PRO, Kuvendi i Kosovës miratoi këtë të hënë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deklarata u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa teksti i saj u harmonizua nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se teksti i deklaratës ishte harmonizuar paraprakisht ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare. ”Ne kemi një draft të dakorduar nga të gjitha grupet parlamentare. E vlerësoj faktin që Kuvendi është i bashkuar në raport me këtë vendim”, deklaroi Haxhiu. Në deklaratë, Kuvendi shpreh shqetësimin e tij të thellë për aktgjykimin e shkallës së parë. Ai ngre shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve të gjykimit...