Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfitimet! (VIDEO)
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi si një ligj shumë të rëndësishëm i cili e çon mbrojtjen e krijuesve shqiptarë drejt një standardi të ri. Ligji sjell rregulla konkrete për platformat online. YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura dhe të reagojnë kur ka shkelje të së drejtës së autorit. Platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri pa pasur seli këtu, tashmë do t’u duhet të kenë një përfaqësues ligjor në vend. Për herë të parë, autorët shqiptarë do të kenë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre, këtu. Ministri Gonxhja tha se përmes këtij ligji, forcohet edhe pozita e autorit në kontratë: ai...
Burimi:
javanews.al