Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

Debatet për sektorin e ullirit kanë përplasur mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se pjesëmarrja në këtë organizatë ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit, standardizimin dhe rritjen e mundësive për tregtimin e produkteve shqiptare. Salla theksoi se prodhimi i vajit të ullirit ka një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe se vitet e fundit sektori ka pasur zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa janë përmirësuar teknologjia e përpunimit dhe ruajtjes, si dhe cilësia e vajit të ullirit. “Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit, ku jemi anëtarë prej vitit 2009, është e rëndësishme. Prodhimi i vajit të ullirit ka një vend të...