Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike pas protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Kjo është seanca e parë parlamentare që nga nisja e protestave, ndërsa vëmendja pritet të përqendrohet te situata e krijuar në vend dhe reagimi i institucioneve përballë zhvillimeve të fundit. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Gjatë kësaj interpelance pritet të diskutohet për menaxhimin e protestave, veprimet e Policisë së Shtetit dhe përplasjet e regjistruara ditët e fundit. Rendi i ditës përfshin gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara...