Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

PS dhe PD kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në Kuvend për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në deklaratën e lexuar në Kuvend nga kryetari Niko Peleshi, vendimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së konsiderohet i padrejtë. “Kuvendi e konsideron të padrejtë vendimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Kuvendi rithekson një të vërtetë historike: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Millosheviçi. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës. Thaçi,...