Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara, deputetët votojnë unanimisht pro
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji mori mbështetjen e 91 deputetëve që morën pjesë në votim, pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Miratimi në parim i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e mëtejshëm të projektligjit. Para se të kalonte në seancë plenare, nisma ishte miratuar edhe nga Komisioni për Legjislacion. Ndërkohë, jashtë ndërtesës së Kuvendit vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të nismës, të cilët kërkojnë ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Protesta është shoqëruar me tensione gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa janë raportuar edhe hedhje të mjeteve piroteknike në afërsi të ndërtesës së Kuvendit. Miratimi...
Burimi:
ntv.al