Kuvendi i Kosovës miraton DEKLARATËN kundër vendimit për ish-krerët e UÇK: I papranueshëm, aktgjykim i padrejtë

Kuvendi i Kosovës miraton DEKLARATËN kundër vendimit për ish-krerët e UÇK: I papranueshëm, aktgjykim i padrejtë

kuvendi i kosoves-ish kreret e uck KOSOVË- Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar sot një deklaratë lidhur me ktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këtë të hënë, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së 11-të, Kuvendi miratoi me 99 vota pro deklaratën. Në deklaratë, Kuvendi i Kosovës shprehe shqetësimin e thellë për vendimin e shkallës së parë dhe e kundërshton duke theksiar se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Sipas deklaratës, Kuvendi e konsideron si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët dhe kërkon nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deklarata...