Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, pesë pika në rend dite
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00, me pesë pika të parapara në rendin e ditës. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, pasuar nga deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Një nga pikat kryesore do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të merret me përzgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë. Në rend dite është përfshirë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në...
Burimi:
kultplus.com