Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 28 shtator do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje. Në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Gjykata Speciale e Hagës mori vendimin duke dënuar me 81 vite gjithsej 4 ish-krerët e UÇK-së. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator...